Në emisionin ‘Click Plus’, Blerim Bexheti, kryetar i Sarajit (BDI) ka theksuar se BDI ka qenë model për partitë shqiptare, por edhe ato maqedonase në lidhje me financimin e partisë dhe transparencën, pavarësisht se ka pasur fushatë që të njolloset lideri Ali Ahmeti dhe BDI-ja, përcjell Fol.

Bexheti ka theksuar se BDI ka qenë, është dhe do të jetë i hapur, transparent dhe jo rastësisht partia nuk ka vërejtje dhe kritika në këtë segment, edhe përskaj një fushate të paparë për të njollosur punën e BDI-së. /Fol/