Dje, në debatin teliviz në Rruga Drejt në Alsat M, ishin të ftuar Kastriot Rexhepi, Rexhail Ismaili dhe Flakron Bexheti. Ky i fundit ka rinkofirmuar disa herë qëndrimet e tij, si dhe qëndrimet e Aleancës për Shqiptarët.

Në një debat të nxehtë, Bexheti ka thënë hapur se Bashkimi Demokratik për Integrim po frikësohet nga zgjedhjet e parakohshme. Ai ka pontencuar se është hera e parë që BDI-ja nuk dëshiron zgjedhje, e kjo vjen si rezultat i një opozite konstruktive dhe të fortë të Aleancës për Shqiptarët.

Bexheti, gjatë emisionit hudhi dhe kritika ndaj asaj që BDI-ja nuk bëri asnjë propozim amadament në favor të shqiptarëve. Duke treguar kushtëzimin e 100 ditëve për tu votuar ligji i gjuhës shqipe, deklaratën e përbashkët të partive shqiptare, si dhe kryetarin e parlamentit të jetë shqiptarë, ia bëri me dije Ismailit nga BDI-ja se këto ishin kushtëzime direkte të Ziadin Selës dhe ASH-së.

Gjatë debatit, pati dhe përplasje për kandidatin konsesual për President. Sipas Flakron Bexhetit, Bashkimi Demokratik për Integrim vazhdimisht po shqyrton kandidat maqedonas, dhe nuk është në përcjellje të donjë kandidati shqiptar. Ai tha se kandidati konsesual më e rrugës do të ishte të zgjidheshte në Parlament, me shumicë votash, sepse në zgjedhje atë e zgjedh populli dhe jo partitë politike.

Nga debati i mbrëmshëm, mund të konkluzojm që vetëm Aleanca për Shqiptarët është e gatshme për zgjedhje të reja parlamentare. Partitë tjera, ose janë kundër ose nuk japin qëndrime rreth asaj se a duhet mbajtur zgjedhje parlamentare apo jo.