Gjatë debatit televeziv në emisionin Rruga Drejt, Alsat -M, deputeti i BDI Rexhail Ismaili ndër të tjera tha se për BDI si Kandidat të mundshëm konsensual për President të shtetit janë: Denko Malevski, Lazar Elenovski, Luan Starova, madje edhe Vllado Popovski i cili dihet se ka qenë një eksponent i VMRO – DPMNE, per te cilët kandidat tha se do të bisedohet me LSDM për të gjetur kandidatin e përbashkët.

I menjëhershëm dhe i ashpër ka qenë reagimi i Nënkryetarit të LSDM Muhamed Zekiri i cili ka reaguar për propozimin e BDI për emrat e lartë përmendur i duke thënë dhe duke ironizuar se kësaj liste për President Konsensual duhet ti shtoj edhe Vllakto Gjorqevin e VMRO-DPMNE

Ja postimi i plotë i Nënkryetarit të LSDM Muhamed Zekiri:

Kandidat konsensual per BDI-ne na qenkan Denko Malevski, Llaze Elenovski e madje Vllado Popovski athua pse nuk e fusin ne kete list edhe Vllatko Gjorcevin ?!!… tha Zekiri.

Në bazë të këtij reagimi shifet se LSDM vazhdon të nënçmojë BDI dhe se nuk e bën “hesap” për presidentin Konsensual të përbashket mes LSDM dhe BDI, dhe kjo paraqet situatë të re duke i ftohur marrëdheniet mes koalicionit te LSDM-BDI dhe eshte përplasja e rradhes pas reagimeve te dy partive lidhur me Ligjin e Gjuhes i cili eshte derguar ne vleresim në Komisionin e Venecias.