Kandidati i demokratëve për zgjedhjet presidenciale në SHBA, Joe Biden, thelloi epërsinë në vendet sikurse Pensilvania, Arizona, Georgia, Nevada dhe Karolina e Veriut.

Lidhur me këtë rast ai mbajti një konferencë për medie ku deklaroi se ai do ta fitojë këtë garë me një shumicë të votave.

“Ne kemi marrë mbi 74 milionë vota, më shumë se çdo president tjetër në historinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, u shpreh Biden.

Ai beson se do të fitojë më shumë se 300 vota elektorale për të fituar mandatin si President i SHBA-së.

“Ne do ta fitojmë këtë garë me një shumicë të qartë”, deklaroi kandidati i demokratëve.