Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, tha të premten se aneksimi i territorit ukrainas nga Rusia është një shenjë se presidenti rus Vladimir Putin po përballet me vështirësi në luftë.Ai madje paralajmëroi Moskën se SHBA do të mbrojë “çdo centimetër” të territorit të vendeve anëtare të NATO-s.

Biden theksoi se SHBA dhe aleatët e saj nuk do ta lejojnë veten të “ngacmohen” nga Putini.

“Amerika dhe aleatët e saj janë të gatshëm të mbrojnë çdo centimetër të territorit të NATO-s”, theksoi ai.

Për më tepër, presidenti amerikan premtoi gjithashtu se do të dërgojë nëndetëse në zonën ku ndodhën shpërthimet në tubacionet e gazit nënujorë Nord Stream 1 dhe 2, për të zbuluar çfarë ndodhi saktësisht. Më herët gjatë ditës, ai e përshkroi incidentin si një “akt të qëllimshëm sabotimi”.“Ne do të punojmë me aleatët tanë për të hedhur dritë mbi këtë çështje. Unë tashmë kam filluar të ndihmoj aleatët tanë të forcojnë mbrojtjen e infrastrukturës së tyre kritike”, shtoi ai. /abcnews.al