Krahas ‘frikës’ se komuna e Strugës mund të humbet nga partitë shqiptare dhe të bie në duart e partive maqedonase, beteja e ashpër në këtë komunë pritet të bëhet mes dy partive shqiptare edhe atë BDI dhe Aleanca për Shqiptarët pasiqë e para garon me ish kryetarin e komunës Ramis Merko ndërsa e dyta me kryetarin e fundit të komunës Ziadin Sela, shkruan Zhurnal.mk.

Kjo konkurencë pritet të jetë aq e “ashpër” sa që tashmë kandidimi i Ziadin Selës thuhet se ka frikësuar jashtëzakonisht shumë Ramis Merkon.
Burime të Agjencisë së lajmeve Zhurnal nga Struga theksojnë se Merko tashmë gjendet në panikë pas kandidimit të Selës nga frika se mund të humbë garën për kreun e komunës, ndërsa për këtë kandidim ai ka hequr dorë edhe nga posti i ministrit pa resor i angazhuar për investime të huaja.
Frika ekziston nga fakti se Sela pas ngjarjeve të 27 prillit fitoi një përkrahje jashtëzakonisht të madhe në popullatë edhe pse në zgjedhjet e fundit parlamentare në zonën e V zgjedhore nuk është se mori shumë mbështetje por si koalicion me RDK dhe Unitetin nxorën një deputet.
Por përkrahja popullore pikërisht për Selën pas dhunës që i ndodhi në parlament ka qenë e madhe sa që Merko i frikësohet pikërisht kësaj, ndërsa ai si kundërkandidat në këtë komunë priste dikë tjetër nga Aleanca për Shqiptarët, një kandidaturë që ndoshta ai do e konsideronte më lehtë të fitueshme.
Sipas komenteve në rrjetet sociale, theksohet se “bie në sy se Ramiz Merko ka shumë frik nga kandidimi i kreut të Alenacës për Shqiptarët, Ziadin Sëla për Strugën, dhe sipas tyre, në prononcimin më të fundit të Ziadin Selës i cili e konsideroi atë si një kandidatur e tij të gënjeshtërt me cilësi manipulatori, ndwrsa në akuzat Ramiz Merko kundërpërgjigjet “ta lëmë popullin të votojë”.
Natyrisht nëqoftëse fitorja do jetë e Ziadin Selës, Ramiz Merko mund të pësoj me përfundimin e karierës së tij në Politik!?