Numri i nxënësve në shkollat fillore në fund të vitit shkollor 2015/2016, tregon 185.119 me ulje prej 1.7% në krahasim me vitin e kaluar shkollor, njoftojnë nga Enti Shtetëror i Statistikave.

Kurse, në shkollat e mesme, numri i nxënësve për vitin shkollor 2015/2016 është 77.625 apo 5.1% më pak se viti i kaluar shkollor.