Këngëtarja dhe moderatorja, Besiana Kasami, ndryshe e njohur si Big Mama së fundmi ka postuar në rrjete sociale disa fotografi, përmes të cilave mësohet se falë një operacioni që e ka realizuar në Turqi ka arritur të humbë 18 kilogramë.

 

Në të kaluarën, ajo shpesh ka pasur probleme me peshën e tepërt, mirëpo asnjëherë nuk është dukur e shqetësuar nga kjo gjë. 

Vlen të ceket se Big Mama disa herë ka tentuar të humbë në peshë përmes disa dietave të cilat kanë rezultuar pa sukses.

Bigi u arriti të humbte ca kilogramë para disa vitesh, megjithatë nuk zgjati shumë dhe iu kthyen kilogramët e tepërt.

Metoda që ka zgjedhur ajo, liposukcioni, është një intervenim estetik që largon dhjamin nga trupi i njeriut.