Në kryesinë e ngushtë të Lëvizjes “Besa” si duket nuk kanë qëndrime të njëjta rreth bashkëpunimit të kësaj Lëvizje me Partinë Demokratike Shqiptare që udhëhiqet nga Menduh Thaçi.
Kryetari i Lëvizjes “Besa”, Bilall Kasami në intervistën për TV21 Maqedoni me 08 dhjetor 2015 kur ishte fjala për kreun e PDSH-së Menduh Thaçin përveç tjerash deklaroi: “Nuk do të kisha dashur më shumë t’i kushtojë rëndësi një personi i cili shefit të sigurimit shtetëror i betohet deri në vdekje, një person i cili sot e shanë Lëvizjen “Besa” pas dy ditëve kërkon bashkëpunim me Lëvzijen “Besa” që mbas 1 jave pastaj të thotë se Lëvizja “Besa” është kështu apo ashtu, një person i cili nuk e ka dhe kredibilitetin më të vogël politik për tu marë me politik. Por ky është fati i shqiptarëve, i cili besoj se pas 24 prillit më nuk do të jetë një realitet”.
Gjithashtu në intervistën për “Zhurnal” Kasami deklaroi se “Ne si Lëvizje e kemi iniciuar këshillin, që përmes tij secili që ka frymë opozitare të mund ta japë kontributin e tij në rrëzimin e të keqes shqiptare, të personifikuar përmes dyshes BDI-PDSH”.
Por vetëm 1 muaj pas intervistës në TV 21 dhe 10 ditë pas publikimit të intervistës në “Zhurnal”, anëtari i kryesisë qëndrore të Lëvizjes “Besa”, Skënder Rexhepi-Zejdi në intervistën e fundit për TV “Art” ka theksuar se bashkëpunimi me PDSH-në është i mundur pasiqë edhe ajo është parti opozitare.
Në pyetjen e gazetarit Rean Saiti nëse deri më tash kanë pasur kontakte me PDSH-në që udhëhiqet nga Menduh Thaçi, Zejd Rexhepi deklaroi: “Ne kishim bindje, edhe në një farë mënyrë ajo participon jo në mënyrë direkte por indirekte participon me këtë pushtet. Padyshim do të kishim kontakte edhe me PDSH-në, nuk i hikim edhe asaj. Por nuk ishte rasti sepse ato ishin pjesë atëher dhe e lamë që takimet me PDSH-në do ti kemi në kohën kur do të vije që ka nevojë të kemi. Sepse ne nuk ndajm asnjë parti politike shqiptare.
Ne duam që faktori politik shqiptar të ketë një forcë të madhe opozitare, por kjo forcë nuk do të thotë të jetë me çdo kusht. Kjo forcë duhet të jetë me parime të qarta, me parime të mira, me parime me të cilat me të vërtet ne duam të kemi garancë, jashta asaj hiles që e that të BDI-së në fillim. Ne duam të kemi garancë që në momentin kur të bëhemi ne fitues të zgjedhjeve çdo kush duhet të qëndroje konform platformës programore. Po duhet të kemi garancë, duhet të ofrojmë dëshmi edhe Lëvizja Besa, edhe RDK-ja, edhe Uniteti, edhe PPD-ja edhe LR PDSH-ja. Ne opozitë kërkojm të gjithë. Po nesër nëse shihet hapësirë edhe PDSH-ja, pse mos të ketë..Edhe ajo është pjesë opozitare. Do të thotë çdo kujt do ti ofrojm mundësinë që të ketë, por konform platformës” tha Skënder Rexhepi-Zejdi.
Kemi të bëjmë me dy qëndrime të kundërta të eskponentëve kryesor të Lëvizjes Besa për bashkëpunimin e mundshëm me PDSH-në, ose kemi të bëjmë me ndryshim qëndrimi të Lëvizjes Besa si subjekt politik?
Cila është e vërteta pritet të shihet në ditët në vijim deri në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të paralajmëruara për 24 prill të këtij viti.

bilall-zejdi-thaci

https://youtu.be/NiG_CD2V2dQ?t=67