Adnan Ismaili i njohur në opinion si sponzori i Besës ditëve të fundit është parë shumë i qeshur në shoqërim të Menduh Thaçit, kjo çështje e ka ndezur alarmin në shtabin dhe ekipin e Bilall Kasamit kandidat i Besës për kreun e Tetovës.

Duket se gjërat kanë marrë kahje të padëshiruar për Kasamin duke u lënë në mëshirë të fatit. Dilemat janë të shumta por ajo që e shqetëson më së shumti Kasamin është fakti se Adnan Ismaili do ja mbyll ,,çezmën e katarit” dhe në një situatë të këtillë do të duhet të përballohet me konkurencën e ashpër të kundërshtarëve Teuta Arifi, Adnan Neziri, Bardhyl Dauti.

Por cili është roli i Menduh Thaçit në krejtë këtë lojë? Adnan Ismaili përveç që njihet si sponzor i Lëvizjes Besa njëherit është edhe i njohur si ideologu dhe ,,udhëheqsi shpirtëror i Besës” dhe nëse shihet në krah të Menduh Thaçit atëher vërtet kjo është e frikshme për Bilall Kasamin të cilin e mashtruan për të hedhur në garën për të parin e Tetovës, por tashmë pa mbështetjen e “banknotave të Katarit”.

Për humbjen e Kasamit në Tetovë, fërkon duart dega e Shkupit që mezi pret të mer drejtimin e partisë, ndërsa Adnan Ismaili me shumë elegancë do e heq ,,qafe” nga partia. Nëse Menduh Thaçi është ,,veren do smrt” i Mijallkovit atëher duket qartë se Adnan Ismaili do të jetë ,,veren do smërt” i Menduh Thaçit dhe kjo do të krijonte një bllok të fuqishëm opozitar VMRO-BESA dhe PDSH.

Nëse merret parasysh fakti se gjatë nominimit të kandidatit për Komunën e Çairit kishte shumë mospajtime sidomos mes Kastriot Rexhepit dhe Bekim Sali që pastaj në fund të nominohet deputeti Zekirja Ibraimi, kjo tregon qartë se brenda Besës ka filluar të luhet ,,vallja e përçarjes dhe tradhtive” dhe këtu,, ai që i ka lekët i bie fyellit” ndërsa për të padëshirueshmit, Adnan Ismaili mbyll ,,qesen e Katarit” dhe i dëbon nga politika.

© fol.mk