Kryetari i komunës së Tetovës vazhdon të bëjë fushatë nga zyrat e komunës së Tetovës, ai edhe pse sheh gjithçka në qytet, por në publik nuk e pranon se edhe në kohën që ai udhëheq ndërtimet pa leje po ua zënë frymën qytetarëve.
Sot Kasami është lavdëruar se ka ndaluar ndërtimin e ndërtesave pa kritere, pa hapësira gjelbëruese, pa parqe, pa parkingje, por vetëm në kohën që ai është krytear shihen 5 ndërtesa që janë pa leje duke u ndërtuar.

“Sot, në mbledhjen 9-të të Këshillit Komunal, këshilltarët komunal të Lëvizjes BESA dhe partnerët e koalicionit, votuan PRO këtij pezullimi me çka TETOVA shpëton nga ngulfatja e ndërtesave pa kriter, pa parqe dhe gjelbërim.
Premtimi ynë elektoral gjeti vendin e duhur. Jemi zotuar për t’a bërë Tetovën një qytet më të mirë, me standarde Evropiane dhe ndërtime ligjore dhe me kriteret e nevojshme.
Falënderoj të gjithë këshilltarëve që ishin përkrah kësaj iniciative. Falënderoj qytetarëve për durimin dhe bashkëpunimin e treguar” tha sot Kasami në seancën e Këshillit.

Ndryshe Kasami ende nuk ka bërë asnjë investim kapital nga premtimi i tij në fushatë, por vetëm ka rritur numrin e militantëve të punësuar në komunë edhe atë duke trashëguar stilin e ish kryetarës.
Për tre muaj Bilall Kasami ka punësuar gati 100 militantë të Lëvizjes BESA edhe atë me shkolla të mesme duke u dhënë paga nga 25 mijë denarë, e që nuk bëjnë asnjë punë.