Këshilltari i jashtëm i kryeministri Zaev dhe analisti politik Mersel Bilalli vlerëson për Portalb.mk se skena politike shqiptare ka nevojë për parti e cila punon për konceptin qytetar dhe në vete përmban vlera perëndimore dhe demokratike.

“Mendoj se është e drejtë ligjore dhe kushtetuese që secili që mendon të formojë parti ta bëjë atë, por me siguri bëhet fjalë për struktura që nuk përfaqësojnë figura relevante dhe në pyetje janë interesa të caktuara individuale që nuk kanë kapacitet të zgjojnë ambientin politik. Por mund të bisedojmë për nevojën e subjektit të ri politik i cili është i orientuar nga vlerat demokratike dhe perëndimore. Për këtë lloj partie ne kemi nevojë ngase një të tillë nuk e kemi këtu. Po kjo bëhet në një mënyrë tjetër dhe më seriozë dhe jo tendencioze të cilat parti hapen ngandonjëherë në Maqedoni”, ka theksuar Bilalli, duke komentuar zërat e fundit për formimin e partive të reja politike shqiptare.