Fakti që ndeshja Real Madrid-PSZH do të paralizojë botën më datë 14 shkurt, ora 20:45, çmenduria ka vazhduar me biletat. Për publikun e përgjithshëm ato u shitën në vetëm 37 minuta. Nuk ka më bileta për në “Santiago Bernabéu”, që do të jetë tërësisht i ezauruar për të parën herë në Ligwn e Kamionwve për këtë sezon. Dhe në portalet e rishitjes, si “Stubhub”, çmimet për një hyrje në “Santiago Bernabeu” variojnë nga 300 euros … deri në 24,000! Madje edhe vetë Real Madrid u desh të ndërhyjë për këtë çështje. Për të penguar rishitjen e biletave në tregun e zi, biletat nuk do të pranohen të printuara, por vetëm në versionin online nga telefoni.