Përfunduan negociatat midis partnerëve të qeverisë për ndarjen e pozitave të drejtorëve në institucionet dhe ndërmarrjet shtetërore, konfirmuan nga BDI. Nga kjo parti theksojnë se zgjidhjet janë pothuajse të kristalizuara, por edhe pak do të pritet zyrtarizimi i tyre.

Nga LSDM-ja e konfirmuan këtë informacion të partnerit të tyre qeverisës, si dhe theksuan se është veçanërisht e rëndësishme që të gjithë të kenë mundësi të barabartë për të aplikuar për punë në administratën publike dhe për këshillat drejtues. LSDM thotë se qytetarët nuk do të ndajnë para nga xhepi i tyre për t’i marrë certifikatat e nevojshme të njohjes së gjuhës angleze.

Këto bisedime janë në rrjedhë dhe do të vazhdojnë normalisht, kjo nuk është diçka që mbaron këtu, por është pjesë e marrëveshjeve normale mes partnerëve të koalicionit. Ajo që gjithashtu e marrim parasysh janë dispozitat ligjore për emërimin e personave të caktuar udhëheqës në pozita të caktuara në institucione të ndryshme në mënyra të ndryshme. Ne duam të propozojmë, dhe një pjesë e deputetëve do të propozojnë amendamente në Ligjin për nëpunës administrativ, me të cilin nuk do ti paguajnë nga xhepi shpenzimet për kontroll të njohurisë së gjuhës së huaj, testi psikologjik etj. – tha Damian Mançevski, ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës.

Partnerët vunë në dukje se në të gjitha proceset do të respektohen në përpikëri dispozitat ligjore./Alsat-M