Kandidati për kryeministër nga Lëvizja “Vetëvendosje”, Albin Kurti gjatë një inervistë për ora news ka thënë se nëse Ramush Haradinaj arrin që të formojë qeverinë, atëherë ajo qeveri do të kishte dy kryeqytete, Prishtinën dhe Beogradin.

“Ajo qeveri do të kishte kryeqytete, Prishtinën dhe Beogradin sepse 9 nga 10 deputetët e pakicës serbe dirgjohen nga Beogradi. Ajo qeveri do të ishte e pakicës dhe jo e shumicës”, ka thënë Kurti.

Më tutje, ai ka folur edhe mandatarin për formimin e qeverisë. Ai ka thënë se herën e dytë, edhe pse kjo varet nga diskrecioni i presidentit, e drejta për ta formuar qeverinë i takon Lëvizjes “Vetëvendosje” pasi që ai diskrecion duhet që të evitoj vendin nga zgjedhejt e reja.

Kurti: Me Mustafën do takohemi prapë, jam takuar edhe me ambasadorin Delawie

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja “Vetëvendosje”, Albin Kurti, ka thënë se ata është dashur të kenë shumë më shumë takime me LDK-në deri më tani.

Megjithatë, sipas tij, një takim ka ndodhur deri më tani dhe tjetri pritet të ndodhi në momentin që Isa Mustafa kthehet nga Trieste. Kurti ka zbuluar edhe takimet që ka pasur me ambasadorin amerikan në Kosovë.

“Kemi pasur vetëm një takim. Është dashur të kemi shumë më shumë takime. Jemi ku jemi, kemi zhvilluar një takim dhe porsa të kthehet kryeminstri, Isa Mustafa ne do të zhvillojmë takmin e radhës”, ka thënë Kurti.

Ai ka shtuar se me Isa Mustafën do të bisedojnë në dy rrafshe.

“Bisedimet duhet të jenë në dy rrafshe. Rrafshi i par është politik ku do të diskutohen temat nacionale, si ushtria, gjykata special, Demarkacioni, Dialogu me Serbinë, Asociacionin etj, dhe rrafshi i dytë do të jetë plani qeverisës’, ka thënë Kurti.

Më tutje, ai ka treguar se ka pasur takime me të gjithë ambasadorët e vendeve të huaja në Kosovë, madje edhe me atë të Amerikës.

“Unë kisha vite që nuk takohesha me ambasadorin amerikan në Kosovë kurse tani jam takuar së fundmi. Edhe në takimet tona në Evropë që kishim së bashku me Visar Ymerin dhe Shpend Ahmetin, askush nuk na ka thënë se Vetëvendosje nuk duhet të qeverisë me vendin”, ka thënë Kurti.

Kurti: Ka deputetë që nëse s’u mbushet mendja, u mbushen gjepat

Kandidati për kryeministër nga radhët e Vetëvendosjes, Albin Kurti tha koalicioni PAN do të bëjë çdo përpjekje të mundshme për formimin e Qeverisë.

Ai tha se ky koalicion është i gatshëm të bashkëpunojë edhe me Listën Serbe, e cila dirigjohet drejtpërdrejt nga Beogradi.

Ai foli edhe për deputetë nga parti të tjera që mund ta votojnë Haradinajn për kryeministër.

“Nuk janë pa gjasa sepse ka deputetë që u mbushen gjepat, e pushteti nuk ka hezituar t’i josh e t’i frikësoj”, tha Kurti.