Në qendër të Shkupit ka ndodhur një aksident me ç’rast është përplasur një veturë Mercedes me një veturë më të vjetër. Sipas informative të para, në aksident është përfshirë biznesmeni i njohur si “Mito Soda Voda” me mercedesin e tij.
Siç tregojnë fotot, Mercedesi është dëmtuar në pjesën e përparme, kurse vetura tjetër ka pësuar më tepër dëmtime, transmeton Gazeta Lajm. Biznesmeni ka kaluar pa lëndime, kurse për shoferin e veturës tjetër nuk ka informacione.