Qytetarët e Maqedonisë do të mund të udhëtojnë në Bjellorusi pa viza. Kjo vjen pas miratimit nga ana e kryetarit bjellorus, Aleksandar Llukashenko, të një dekreti, që u lejon shtetasve të 80 vendeve, të vizitojnë Bjellorusinë pa viza.

Megjithatë, vetëm 5 ditë janë të mundshme që të qëndrohet në këtë shtet. Hyrja mund të bëhet nga aeroporti i Minskës. Hyrja në fuqi e këtij dekreti është lënë pas një muaji.