ryetari i Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu, ka realizuar një takim me koordinatorin e Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) për Maqedoninë, zotëri Ajtekin Ajdën. Në këtë takim është biseduar për demografinë e Komunës së Zhelinës, për nevojat infrastrukturore të komunës si dhe për mundësitë e bashkëpunimit të Komunës së Zhelinës me Agjencinë TIKA.

Ky takim i kryetarit Blerim Sejdiu vjen pas takimeve të shumta me biznesmenë dhe investitorë të huaj për bashkëpunime dhe investime në sfera të ndryshme. /Shenja/