Ousmane Dembele është duke kërkuar të gjejë një mënyrë për t’u larguar nga Barcelona pas një sezoni të parë zhgënjyes te gjiganti spanjoll, raporton Don Balon.

Barcelona, nuk është e gatshme ta lërë atë të largohet, meqë asnjë klub nuk dëshiron t’i paguajë më shumë se 60 milionë euro për ish-yllin e Dortmundit.

Klubi katalan nuk mund të pësojë ndonjë humbje kaq të mëdha duke ditur se e ka blerë atë për 147 milionë euro.

Sipas mediave spanjolle Dembele mund të huazohet në ndonjë klub tjetër.