Fushata zgjedhore dhe koalicionimet e partive shqiptare siç duket e kanë ‘tundur’ temelin e palëkundshëm të BDI-së gati se për 16 vite. Kohës së fundit kemi qenë dëshmitarë të shpifjeve të shumta të aktivistëve të BDI-së për opozitën, të kërcënimeve të tyre ndaj anëtarëve opozitar si dhe tani jemi dëshmitar të blerjes së votës.

Siç thuhet në opinion pushteti aktual është duke bërë çmos që të fitojë sa më shumë votues me anë të parasë. Një votë thuhet se po ‘shitet’ rreth 1000 denarë. Dhe nëse e mendojmë në mënyrë tjetër, 1000 denarë për 1 vit i bie që qytetari për BDI-në të vlej 250 denarë, ndërsa në ditë të vlej 0.68 denarë.

Por përse të shesësh votën? Një shitje e votës nënkupton që ti si qytetar je dorëzuar regjimit dhe bëhesh servil duke mbrojtur pushtetin. Një votë e shitur nuk do të thotë ndihmë prej pushtetit, por do të thotë që pushteti ta jep 1000 denarë një herë në 4 vite dhe pastaj atë 1000 denarin ta shëndrron në tmerr duke të helmuar ujin, ajrin d.m.th elementet bazë për një jetesë.

Në opinion thuhet se ky fenomen po përsëritet, e sidomos në Komunën e Tetovës. Teuta Arifi siç duket e ka ndjerë humbjen andaj po bën çmos që edhe nëpërjmet 1000-denarëve të përfitojë pushtetin. E caku i blerjes së votave, janë familjet me probleme të rënda sociale, për të cilat Komuna asnjëherë nuk i ka kujtuar ndërsa në rastin e votimeve ajo u jep nga 1000 denar për person vetëm për marrur votën nga ata.

Gjithashtu blerja e votës ndalohet edhe me ligj, ku një blerje e votës mund ti kushtojë personave që merren me këtë punë rreth 3 deri në 5 vite burgim. Vallë ja vlen që për 1000 denarë të burgosesh, apo të shesësh ardhmërinë e fëmijëve të tu?/tetovajone.com/