Koha në Maqedoni do të jetë e ndryshueshme me vransira, në pasdite me periudha më të gjata diellore dhe të moderuar me erë të dobet deri në erë te fortë veriore,përrcjell Fol.

Temperatura e mëngjesit do të jetë nga dy në tetë dhe temperatura gjatë ditës prej 10 deri në 18 gradë.

Në Shkup do të jetë mot i ndryshueshëm me re, pasdite me periudha të gjata diellore dhe të moderuar me erë të fortë veriore. Temperatura e mëngjesit do të arrijë deri në pesë, ndërsa ajo e ditës deri në 14 gradë.

Të enjten dhe të premten do të mbizotërojë moti me diell dhe më i ngrohtë, por temperaturat në mëngjes do të jenë më të ulta, në intervalin prej minus 2 deri në 7 gradë. Një valë e re e lagësht dhe e ftohtë pritet të shtunën, me erëra të forta verior dhe reshje të rastit me intensitet më të ulët./fol.mk