Për  shkak të takimit të presidentëve të vendeve të Procesit Brdo – Brioni në Shkup, është caktuar shkalla e parë e sigurisë, edhe në tokë dhe qiell. Helikopterë të policisë po fluturojnë mbi kryeqytet, por po aplikohet edhe regjim i posaçëm i komunikacionit, duke bllokuar disa rrugë.

Në takimin që organizohet nën patronatin e presidentit Gjorgje Ivanov  që zhvillohet në Aleksandar Palace marrin pjesë shtatë presidentë dhe një kryeministër nga vendet e Ballkanit Perëndimor: presidentja kroate Kolinda Grabar – Kitaroviq, Borut Pahor i Sllovenisë, Aleksandar Vuçiq i Serbisë, Ilir Meta i Shqipërisë, Filip Vujanoviq i Malit të Zi, Hashim Thaçi i Kosovës si dhe kryeusesi i presidentës së BH-së, Bakir Izetbegoviq. Mysafir i këtij takimi është edhe kryeministri bullgar Bojko Borisov dhe presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk. Qëllimi i këtij procesi Brdo- Brioni është integrimi evropian i vendeve të rajonit, përmes forcmimit të bashkëpunimit fqinjësor, rajonal dhe mbylljes së çështjeve të hapura.