Mysafir në emisionin “Vetëm e vërteta” në televizionin Kanal 5, mbrëmë ishte ish agjenti i parë, Sllobodan Bogoeski, përcjell Fol.

”Unë mendoj se Gruevski gënjen se është duke u përgjuar, siç gënjeu se DSK nuk ka kryer monitorimin e komunikimeve, se shërbimet e huaja atë e kanë bërë dhe disa furgona të verdh kanë shëtitur, ndërsa dikush ka ngjitur dhe montuar. Vlerësimi im është se ai dëshiron të ikë nga përgjegjësia, si një person i cili akuzohet për vepra të rënda, dëshiron të tregohet si viktimë politike dhe ta largojë vëmendjen nga gabimet e tij. Ai ka nevojë për truke të tilla në prag të zgjedhjeve. Ai ende jeton në këtë film me furgonë të verdhë dhe mendon se njerëzit i besojnë atij”, ka thënë Bogoeski.

Sipas Bogoevskit, përderisa përgjimi është i vërtetë, Gruevski si një ish-kryeministër e din procedurën, mundeshte ta paraqesë, të dorëzonte raport për përgjim të paligjshëm dhe ndjekje të komunikimit. /Fol/