Më date 23.06.2018 në ora 21.50 minuta, në rugën rajonale Tetovë-Pirok në afërsi të stadiumit të futbollit në fshatin Bogovinë, gjat një kontrolli në trafik, ndaj veturës BMW me targa të Tetovës të drejtuar nga 26-vjeçari M.R. nga fshati Siniçan I Tetovës, ku ndaj një kontrolli sipërfaqësorë te I njëjti, është gjetur, një zip qese najlloni me marihuana, dhe në sirtarin e veturës, kanë gjetur 155 zip qese najloni të zbrasta, të cilat me vërtetim janë marëur për ekspertizë, ndërsa personi M.R. është arestuar në Stacionin policorë Kamenjan, ku pas dokumentimit të rastit I njëti është dorëzuar në Stacionin policor Tetovë për procedure të mëtutjeshme.

Punohet në zbardhjen e plotë të rastit, ku edhe do të pasojnë padi adekuate.