Pas 10 raundeve të zhvilluara, me vendime të ndryshme nga gjyqtarët, Marku arrin ta mposhtë ukrainasin Maxim Prodan, dhe të shpallet kampion bote në IBF, përcjell KosovaPress.

Gjatë raundit të tretë të këtij meçi, Prodan ishte rrëzuar në ring, por gjyqtari nuk e numëroi si nokaut, pasi që boksieri ukrainas kishte rrëshqitur.

Me fitoren e sotme, Marku tani ka shtatë fitore dhe një barazim në të gjithë karrierën e tij si boksier