Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump deklaroi se nuk ka më kohë për të diskutuar me Korënë e Veriut pasi SHBA-të kanë negociuar për 25 vite me ta duke harxhuar shuma të mëdha parash, shkruan Albeu.com.

“SHBA-të kanë negociuar për 25 vite me Korënë e Veriut duke u paguar shuma të mëdha parash. Negociatat nuk janë më zgjidhja”., shkroi ai duke ngjallur idenë tek analistët se tashmë SHBA-të e kanë marrë vendimin për të nisur një luftë kundër regjimit të Kim Jong Un pas testeve të tij të rrezikshme me raketa, njëra prej të cilave kaloi mbi qiellin e Japonisë dy ditë më parë.