Në koluaret politike në Shkup jozyrtarisht mësohet se është e mundur që gjatë fushatës pritet të publikohen materiale të reja të përgjimeve të ashtuquajtura “bomba”, për denigrimin e disa kandidatëve për kryetar komune.
Kjo pasi që këto zgjedhje vlerësohen si betejë vendimtare për partitë kryesore. Struktura të caktuara politike janë mobilizuar për lansimin e tyre.
Siç mëson INA nga burime të partive, këto materiale do të lansohen në periudhën kyçe të zgjedhjeve dhe do të kenë cak dy partitë në pushtet.
Bomba të ngjajshme u lansuan muajve të fundit përmes rrjetit social Facebook, për të cilat reagoi Prokuroria Publike dhe MPB, për parandalimin e tyre.
Lidhur me këtë bomba që goditën kryesisht krerët e partive kryesore po zhvillohen hetime dhe se janë bërë denoncime. Një person është thirrur në prokurorinë speciale, për nxjerrjen e disa materialeve të përgjimeve në një kanal të pagëzuar “Nikola Tesla” në youtube.