Kryetari i Gjykatës së Apelit, Liljana Ivanovska-Shopova për “Makfaks” ka konfirmuar se 35 “bombat” do të jenë dëshmi në rastin “Tortura”, përcjell Fol.

Gjyqtarët e Gjykatës së Apelit në një seancë publike sot duhej të vendoste nëse materialet e përgjimit mund të përdoren si dëshmi në rastin “Tortura”. Bëhet fjalë për arrestimin e Lube Boshkovskit, kryetari i ‘Të bashkuar për Maqedoninë’ në rastin “fushata”, në të cilën personi i parë i akuzuar është ish-drejtor i DBK-së, Sasho Mijallkov.

I pandehuri i dytë në këtë rast është ish-komandanti i “alfave” Ivica Antevski- Puki. Të shtatë të pandehurit akuzohen për kryerjen e një krimi për torturë dhe trajtime tjera çnjerëzore dhe dënime mizore, të bazuar nga Kodi Penal. /Fol/