Iniciatorët e vendosjes së kryqit janë anëtarët e ‘Shoqata qytetare nga rajoni i Mavrovës’ të cilët njoftuan se përgatiten për shenjtërimin e tyre, ku edhe së shpejti do të fillojë edhe me ndriçimin e përshtatshëm, përcjell Fol.

”Simbolin e krishterizmit e ngrisim në nder të 50 vjetorit të autoqefalisë së KOM-it dhe në kujtim të drejtuesit kryesor të KOM-it, Dositej, i cili vjen nga Mavrova. Më herët në këtë vend kishte foltore në nder të Bogorodicës”, kumtojnë nga bordi i iniciativës.

Iniciatorët potencojnë se kryqi është vendosur me mbështetjen dhe aprovimin e drejtorisë lokale të Komunës Mavrovo Rostushe. /Fol/