Protesta që vijoi si rezultat i publikimit të materialeve të përgjuara – “Bo*mbave” nga “El Çeka”, nesër do të zhvendoset në Shkup.

Këtë e bëri të ditur vëllai i “El Çekës”, Blerim Ahmedi nëpërmjet profilit të tij në rrjetin social Facebook.

“Protesta kombëtare vazhdon”, ka shkruar ai, ndërkaq ka bashkëngjitur fotografinë në të cilën shkruan “Protestë, 26-07-2019, ora 14:00, në Sheshin Skënderbeu – Shkup. Marshimi drejt qeverisë sllavo-maqedonase. Liri çlirimtarëve, jashtë klani i Zajazit”.