Personi që përdor pseudonimin El Çeka dhe që publikon materiale nga biseda të përgjuara të ashtuquajtura “bomba” që thuhet të jenë mes funksionarëve të Bashkimit Demokratik për Integrim, këtë herë ka publikuar një bisedë në gjuhën maqedonase. Biseda për dallim nga materialet e tij të mëhershme, këtë radhë përmban të dhëna më konkrete sepse flitet për rastin e vras*jes së pesëfishtë në liqenin e Smillokvës, rast i njohur si “Monstra”.

Në këtë bisedë dëgjohen duke biseduar dy persona, një mashkull dhe një grua. Redaksia jonë nuk mund të konfirmojë identitetin e tyre dhe as kohën dhe datën kur është bërë biseda e incizuar.

Gjatë bisedës, femra thotë kohën se nuk ka dëshmi për këtë rast, nuk është gjetur asgjë në terren. Ajo përmend që burimi i saj është “Gordana” që ndoshta mund të jetë ish ministrja e punëve të brendshme e Maqedonisë, Gordana Jankullovska sepse ajo ka qenë në atë kohë kur është bërë vra*sja në atë pozitë.

“Nuk ka asnjë pistë, asnjë dëshmi, asgjë. Mu paraqit Gordana, nuk ka asnjë shenjë, nuk mund të gjejnë asgjë. Sidoqoftë do të gjenin po të kishte, do të vendosnin diçka por s’ka asgjë, s’ka. Aty krejt kallame ka qenë” thotë ajo.

Gruaja përmend edhe “Sashon” që ndoshta do të ishte ish shefi i shërbimeve sekrete të Maqedonisë, Sasho Mijallkov i cili në atë kohë ishte në funksion, duke theksuar se aij i paska dhënë ndonjë ide, por kjo s’është bisedë për telefon.

Më tej, ajo thotë se pasi që uk ka shenja, këtë e kanë kryer profesionistë.

“Kjo nuk është punë e thjeshtë, bëhet fjalë për profesionistë. Ku ta dish mund të jetë nga çdokush, nga dikush nga jashtë, s’mund të themi që janë shqiptarë. Ndoshta janë nga Bullgaria, apo Greqia të dërguar” thotë gruaja. Më tej, dy bashkëbiseduesit thonë se nuk është zbuluar as motivi i v*rasjes.

Incizimin duket se nuk është i plotë sepse ndërpritet papritmas. Mbetet të shihet a është edhe kjo bisedë pjesë e dëshmive në procesin gjyqësor që po zhvillohet për këtë rast. Biseda është e publikuar në Facebook.