Pas zgjedhjes së Ngadhnjim Kastratit në postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Radio Televizionit të Kosovës, tashmë është radha e zgjedhjes së Kryeredaktorit të televizionit publik.

Kandidatët që i janë futur garës për postin e kryeredaktorit janë: Ramize Murtezi-Shala, Ridvan Berisha, Xhymret Veliu, Blerim Haxhiaj, Pranvera Munishi dhe Shkëlzen Cocaj.

Siç merr vesh Gazeta Express, gjasat më të mëdha për t’u zgjedhur në këtë post i ka Ramize-Murtezi-Shala, e cila është edhe gruaja e ish-drejtorit Mentor Shala.

Në garën për zgjedhjen e Drejtorit të Përgjithshëm kishte pasur pakënaqësi në mes të Sindikatave të RTK’së.

SPRTK-ja kishte reaguar duke thënë se Bordi i RTK’së e kishte zgjedhur Kastratin më mënyrë anti-ligjore.

Në garë për kreun e RTK’së ishte edhe Festim Kabashi./GazetaExpress/