Autoritetet gjermane kanë gjetur një bombë të prodhuar në Britani rreth 250 kilogramëshe qytetin e Dusseldorfit, gjë e cila i ka detyruar ata të evakuojnë menjëherë qytetin.

Rreth 8.000 persona janë detyruar të lënë shtëpitë e tyre pasi bomba e cila i përket Luftës së Dytë Botërore, mund të shkatërrojë të gjithë qytetin në rast të ndonjë pakujdesie, shkruan “The Guardian”.

Bomba britanike është zbuluar mbrëmë duke punuar në një kantier ndërtimi që ndodhet në afërsi të aeroportit, ndërsa policia ka qenë duke punuar gjatë gjithë mëngjesit me evakuimin e zonës ndërsa ushtria dhe specialistët po merren me zhvendosjen e saj.