Anëtarja e KSHZ-së nga VMRO-DPMNE, Silvana Boneva ka deponuar dorëheqjen e saj në parlament, përcjell Fol.

Në dorëheqjen e saj, ajo deklaroi se ka vepruar ligjërisht dhe me përgjegjësi e ka kryer funksionin. Boneva tha se pas njoftimit të informacionit për shpërblimet, u bë viktimë e linçimit publik.

“Sharjet brutale, shpifjet, kërcënimet me vdekje nëpërmjet rrjeteve sociale dhe njoftime për vdekje për mua në shtyllat elektrike nëpër Strumicë, është shkelje e plotë e të drejtave të mia themelore, nderit dhe prestigjit personal, dhe gjithçka në emër të demokracisë, sundimit të ligjit dhe zërin e popullit. Për këto arsye, dhe për ruajtjen e integritetit tim personal si njeri, unë paraqesë këtë dorëheqje dhe ju falënderoj për besimin e shprehur të deritanishëm”, thotë Boneva.

Përndryshe, ambasadori amerikan Jess Bailey e zbuloi rastin e bonusit të KSHZ-së. /Fol/