Gazetari kontrovers Zoran Bozhinovski vazhdon me postimet e tij senzacionale. Ai kësaj radhe ka
vënë në shënjestër biznesmenë shqiptarë, duke i goditur me disa statuse, që përmes tyre tregon
ngjarje të fabrikuara ose jo.
Në shënjestër të tillë është biznesmeni shkupjan Enver Maliqi, për të cilin ka shkruar një status:
“Bojan Boki 13 Jovanovski e ka futur djalin e Enver Maliqit me 300 mijë euro për ndërmjetësim në
përfitimin e projekteve të BE-së”….


Por këtij postimi i ka reaguar publikisht edhe biznesmeni Maliqi, duke i thënë që të mos njollos emrin
e tij dhe të familjes, sepse gjithçka është shpifje dhe trillime.
Biznesmeni shkupjan nuk përjashton mundësinë e ngritjes së kallëzimit penal ndaj Bozhinovskit, por
ai nuk është marrë më me emrin e tij.
Gazetari që deri para një kohe ishte përfshirë nëpër labirinthe gjyqësore dhe vuajti burg për rastin
Spiuni, ka dëshmuar së fundi se ka marrë para në formë shantazhi dhe realizimin e qëllimeve e
skenareve të ndryshme.
“Për të mos patur konfuzion, mua Minço Jordanov më ka paguar një shumë prej 30,500 euro, dhe jo
vetëm 5,000 euro siç pretendon ai.
Në takimin e parë më ka paguar 10.500 euro në kabinetin e tij në fabrikën MAKSTIL, më 12 nëntor
2007 në orën 18:30. Në atë takim të realizuar pas kërkesës së tij, kam shkuar me një fuoristradë te
fabrika Makstil, i shoqëruar me një person me emrin Sasha nga Draçeva, i punësuar në MPB në
Drejtorinë e 5-të. Rreth 30,500 euro janë paguar për të financuar shkatërrimin e rrjetit të Mijalkov.
Pagesat u ndaluan kur Minço Jordanov u bë partner i këtij rrjeti. Por ishte shumë vonë për të më
ndaluar, tashmë unë kisha gati se në të gjitha institucionet burime të sigurta”, ka shkruar
Bozhinovs.