Brazili në të tetën e finales, Serbia kthehet në shtëpi

Selecao u tregua skuadër bindëse nga fillimi dhe në këtë mënyrë është kualifikuar në fazën e eliminimit direkt nga vendi i parë në Grupin E.

 Rezultati u zhbllokua në minutën e 36-të nga Paulinho, i cili u asistua nga Philippe Coutinho.

Pas një harkimi nga këndi të Neymar, Thiago Silva e dyfishoi epërsinë duke shënuar me kokë (68′).

Brazilianët patën edhe shumë raste të tjera në këtë takim, mirëpo u mjaftuan me dy gola.

Përfaqësuesja e Brazilit numëron shtatë pikë nga një barazim dhe dy fitore, dhe ndodhet në krye të Grupit E.

Zvicra e ka përfunduar fazën grupore në vend të dytë (me pesë pikë) pasi ka luajtur baras ndaj Kosta Rikës (2-2) në ndeshjen e fundit grupore.