Janë publikuar pamjet të reja brenda shkollës në Florida ku ndodhi masakra në të cilën humbën jetën 17 persona, pasi një adoleshent filloi të qëllojë në drejtim të masës.

Aty shihen nxënësit duke qarë dhe vrapuar të tmerruar nga ajo çfarë po shihnin – duke ecur pranë shokëve dhe shoqeve të vrara, derisa klasa ku gjendeshin ata ishte e mbuluar me gjak, transmeton Telegrafi.

Ngjarja e tmerrshme ka ndodhur në shkollën “Marjory Stoneman Douglas” në Parkland, ndërsa pamjet tregojnë nxënësit që i kanë shpëtuar masakrës duke u nxjerrë nga klasa nga policët, derisa afër tyre kishte të vrarë që qëndronin të shtrirë.

Me të filluar të shtënat, shumë nxënës së bashku me stafin e shkollës kishin “barrikaduar” veten nëpër klasa duke shpresuar se do t’i shpëtojnë më të keqes.

Përveç 17 të vrarëve, dhjetëra tjerë janë plagosur në këtë masakrën që ka tronditur SHBA-të, kurse autori i sulmit Nikolas Cruz, ish-nxënës i kësaj shkolle është përshkruar nga shokët e klasës si “problematik” dhe që kishte problem me depresionin dhe ishte i obsesionuar pas armëve.

Ndërkaq, policia ka njoftuar se 19-vjeçari ishte përjashtuar nga shkolla për shkak të sjelljeve të tij të pahijshme, ndërsa ishte kthyer me pushkë automatike të tipit AR-15, grandë tymi dhe maskë të gazit. /Telegrafi/