Shoqata alpiniste “Transverzalec” i ka dorëzuar të gjitha dokumentet e nevojshme deri te institucionet kompetente lidhur me vdekjen tragjike të dy alpinistëve, Kalina Velevska dhe Aleksandar Minovski.

Në faqen e saj në Fejsbuk, shoqata alpiniste ka shkruar se me deklaratë do të dalë të premten pas përfundimit të hetimit dhe publikimit të raportit.

“Me keqardhje dhe pikëllim të madh shprehim ngushëllime për jetët shumë herët të humbura të Kalinës dhe Aleksandrit tonë. Ata ishin pjesë e bashkësisë sonë dhe klubit, dhe do t’u mungojnë të gjithë anëtarëve dhe alpinistëve. Edhe një herë ngushëllim i sinqertë deri te familjet dhe të afërmit e tyre. Dy shokët dhe kolegët alpinistë  do të na mungojnë pafund dhe çdoherë do të kujtohemi në kujtimet e bukura nga të gjitha aksionet tona të përbashkëta”, thuhet në publikimin shoqatës në Fejsbuk.

Lidhur me këtë rast tragjik, Federata e sporteve alpiniste të Maqedonisë kumtoi se kanë formuar një komision të posaçëm prej anëtarëve dhe ekspertëve të tyre, i cili do t’i analizojë rrethanat nën të cilat e kanë humbur jetën dy alpinistët.

Paraprakisht, familjet e të ndjerëve përmes letrës kanë shprehur dyshim në profesionalizmin e organizatorëve të turës dhe kërkuan përgjegjësi.

Kalina dhe Aleksandar e kanë humbur jetën gjatë ngjitjes në malin Kajmakçallan gjatë fundjavës së kaluar. Ata do të varrosen sot. /Fol/