Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjendet moteli më i frikshëm në botë. Quhet “Moteli Palaço”, ka shumë palaço në korridor, në një zonë plot mace të zeza dhe pranë një varreze.

Ky motel ndodhet në Tonopah të Nevadës, afër një varreze ku janë groposur 300 persona.

Disa prej tyre kanë vdekur nga një epidemi misterioze në vitin 1902, ndërsa 14 të tjerë kanë vdekur nga një zjarr në minierë, në vitin 1911, transmeton tch.

Klientët që kanë frikë, mund të bëjnë kërkesë në mënyrë që fotot e palaçove në dhomën e tyre, të mbulohen.