Qeveria britanike pritet të lansojë një test i cili mund të identifikojë coronavirusin brenda 90 minutave, njofton Departamenti i Shëndetësisë në vend.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, testet do të përdoren në spitale, në shtëpitë e kujdesit si dhe në të gjitha laboratorët e Mbretërisë së Bashkuar.

Një test tjetër i cili pritet të lansohet nga zyrtarët, mund t’i identifikojë edhe viruset e tjera, të cilat qarkullojnë në stinët e ndryshme.

Matt Hancock- Sekretari i shtetit për shëndetin dhe kujdesin social në Britani

“Ne jemi duke i përdorur teknologjitë më inovative për të identifikuar coronavirusin. Miliona teste të reja do të mund të zbulojnë coronavirusin për brenda 90 minutave, duke na ndihmuar neve të reduktojmë përhapjen e transmetimit”, tha sekretari i Shëndetësisë, Matt Hancock.

Ndërkohë, ekspertët e pandemisë kanë paralajmëruar se është e rëndësishme që të bëhet identifikimi i sëmundjeve sezonale të cilat qarkullojnë në muajt e stinës së dimrit.