E shtunë, 18 Maj, 2024
Ballina Lajme Rajoni Brnabiq: Asociacioni nuk është kompensim për Kosovën në OKB

Brnabiq: Asociacioni nuk është kompensim për Kosovën në OKB

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, ka hedhur sot pohimet se formimi i asociacionit të komunave me shumicë serbe do të jetë kompensim për anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara, duke përkujtuar se asociacioni është pjesë e marrëveshjes së Brukselit dhe kjo duhet të implementohet.

“Marrëveshjet duhet të respektohen. Nuk ka bisedime tjera rreth asociacionit. Nuk do të japim asgjë tjetër, pasi kjo qëndron në marrëveshjen e Brukselit”, tha Brnabiq në Parlamentin e Serbisë.