Brukseli akuzoi beogradin se po shkel marrëveshjet e arritura në dialogun Kosovë – Serbi, më saktë për sa i përket marrëveshjes për gjyqësorin, ku përfaqësuesit serbë nuk janë betuar para presidentit kosovar Thaci për marrjen e detyrës.

Ndërkohë që para një jave, kryeministrja e Serbisë bëri përgjegjëse Kosovën për mozbatimin e marrëveshjeve të firmosura në kuadër të dialogut Prishtinë-Beograd, për Brukselin, rezulton, se është Serbia ajo që nuk po zbaton marrëveshjet. Zëdhënësja e përfaqësuesses së lartë tê politikës së jashtme dhe të sigurisë së Bashkimit Europian, Federica Mogherini, gjatë n jë konference për shtyp në Bruksel, shprehu keqardhjen për shtyrjen nga Serbia të zbatimit të marrëveshjes për gjyqësorin, që parashikon integrimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë të Veriut tê Kosovës në sistemin gjyqësor të Republikës së Kosovës. Për Mogherinin, Kosova i ka përmbushur të gjitha angazhimet, ndërkohë që Serbia ka kërkuar shtyrje të zbatimit tê marrëveshjes.

Maja Koçijançiç, Zëdhënëse e KE: “Presidentët e Kosovës dhe Serbisë kanë rënë dakort në fund të gushtit që pjesa e marrëveshjes së Brukselit lidhur me gjyqësorin të zbatohej në 17 tetor. Ne shprehim keqardhje që ka patur një shtyrje nga ana e Beogradit. Prishtina i ka përmbushtur të gjitha angazhimet në lidhje me zbatimin e marrëveshjes për gjyqësorin. Eshtë e rëndësishme që të vijohet me integrimin e personelit në kuadrin e zbatimit të marrëvedhjes së gjyqësorit për të kontribuar në sundimin e ligjit në Kosovë dhe konkretisht në Mitrovicë. Ajo që presim është zhatimi tërësor i të gjitha marrëveshjeve të arritura në kuadër të dialogut. »

11 gjyqtarë dhe prokurorë duhet të kishin bërë betimin betimin në 17 tetor para presidentit tê Kosovës, por kjo nuk ka ndodhur për shkak të moszbatimit të marrëveshjes nga Serbia. Komisioni Europian nuk është prononcuar ende, nëse do të ndërrmarrë hapa konkretë për të detyruar Serbinë, që të zbatojë terësisht marrëveshjet e firmosura duke mos moshapur kapituj të mëtejshëm të negociatave të anëtarësimit në fund të vitit.