Aktori i shumëpëlqyer, Fatmir Spahiu, feston ditëlindjen dhe është kujdesur që edhe në këtë ditë të veçantë të vë në pah humorin e tij.

Ai i ka mbushur 36 vjet dhe këtë ditë e ka shënuar edhe përmes një postimi në rrjetet sociale.

Postimi shoqërohet me humor ashtu si di vetëm ai, duke filluar me pjesën ku ia uron vetes ditëlindjen.

“Mbani frymën miq, por lëshojeni dikur se ju lëshon shpirti… 36-vjeçar, por akoma i gatshëm për të bërë foto për pllakatë të maturës”.

“Urimet tuaja i pres në xhirollogarinë time… Ju do Bufi i juaj”, ka shkruar më tej aktori.

Fatmir Spahiu ka lindur më 18 dhjetor të vitit 1981 në Beograd. Shkollën fillore dhe gjimnazin i kreu në Gjilan, ndërsa diplomoi në Fakultetin e Arteve në Universitetin e Prishtinës në degën e Artit Dramatik dhe ishte në klasën e profesorëve Ilire Vinca dhe Faruk Begolli.

Ai është njëri prej aktorëve më të njohur të brezit të tij.