Zëvendës kryeministri i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, në foton e publikuar në rrjetin social me liderin e shqiptarëve në Maqedoni, Ali Ahmeti, duket tejet i lumtur.

Ajo lumturi e Z. Osmani dhe Z. Ahmeti, duket jo vetëm nga buzëqeshja e sinqertë por edhe me gërshetimin e duarve dhe duke formuar shqiponjën dykrenore.

Z. Osmani reflekton nderim të thellë për z. Ahmeti, duke e cilësuar se është nder që është bashkëkohës dhe bashkëpunëtor i tij. Vërtetë, fillimviti për shqiptarët në Maqedoni është shumë domethënës.

Ja statusi i Z. Bujar Osmani në Facebook:

“Çfarë fillim viti, çfarë nderi që jam bashkëkohës dhe bashkëpunëtor i yt!
Lider!
#urimeditaegjuhesshqipe”