Shkruan Bexhet Musliju

Çështje kohe ishte kur ligji për përdorimin e gjuhës shqipe të hy në fuqi dhe të shpallet në gazetën zyrtare të Republikës së Maqedonisë. Me këtë rast mbrëmë rrjetet sociale u “bonbarduan” me urime për ligjin në fjalë, përfshirë edhe funksionarë të lartë qeveritar, mes tyre edhe një ndër ministrat më të kritikuar shqiptar Kreshnik Bekteshi i cili në facebook profilin e tij ka shkruar “#Maqedonia përfundimisht hapëron përpara!”.

Ndërsa vitin që e lëmë pas shumë analist dhe ekspert ekonomik, e konsideruan si vit më katastrofal në historinë e Maqedonisë për sa i përket zhvillimit ekonomik dhe hapjen e vendeve të reja të punës, repart ky që udhëhiqet nga Ministri Kreshnik Bekteshi.

Por Bekteshi pas shumë dështimeve në ekonomi dhe mungesave të projekteve kapitale, ai u “lavdërua” duke uruar për ligjin për përdorimin e gjuhëve që ta minimizon sado pak dështimin në rrafshin ekonomik para qytetarëve.

“Skandalet” në Ministrinë e Ekonomisë nuk kishin të ndalur edhe gjatë fundvitit. Burime të Agjencisë së Lajmeve “Zhurnal” brenda Ministrisë së Ekonomisë kanë denoncuar se si po ndodhin manipulimet me ndarjen e numrave të aplikacioneve për fitimin e subvencioneve për peleta, program i qeversë, që kapin vlerën prej 30 mijë denarëve për çdo kërkesë.

Burime brenda ministrisë thonë se subvencione për peleta ka vetëm për 230 kërkesa, për të cilat Ministri Kreshnik Bekteshi ka shpallur konkursin, ndërsa burimet e “Zhurnal” vërtetojnë se numrat rëndor që iu kanë dhënë aplikuesve fillojnë nga numri 100, që nënkupton që 100 numrat e parë janë ndarë për fitime personale.

“Skandali” që u denoncua në Agjencin tonë, thuhet se Ministri Bekteshi i ka rezervuar për të “afërmit” e tij 100 kërkesa (numra të arkivës) dhe se këto numra të arkivit, nga dy persona të njohur mbrenda ministrisë, shiten prej 100 deri 200 euro, ndërsa kërkesat tjera që vijnë për subvencione janë “sa për sy e faqe” dhe nuk do të merren aspak parasysh.

Dononcuesi pyet se si mundet që konkursi për subvencionet të shpallet në mbrëmje ndërsa të nesërmen në mëngjes numri i parë të jetë 240 e sipër, kështu i bie që në arkiv janë pranuar kërkesa edhe natën.

I njejti burim sqaron se Ministri Bekteshi bën marrëveshje me kompani që shesin pajisje me peleta, dhe këtyre kompanive ua ruan numrat që më vonë subvencionet t’ua kthejë këtyre kompanive me kompensim nga 100-200 euro, dhe jo sa është subvencionimi real prej 500 euro.

Lidhur me dyshimet në fjalë, Agjencia e Lajmeve Zhurnal ka kërkuar prononcim zyrtar nga Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi por ai nuk e ka parë të arsyeshme të jep sqarim para opinionit lidhur me dyshimet në fjalë. Për këto dyshime për keqpërdorime ende po heshtin edhe organet kompetente, detyrë e të cilave është lufta kundër korrupsionit.

Skandali me ‘shitjen’ dhe fshehjen e numrave të arhivës për aplikim për thirrjen publike për subvencionim të qytetarëve për blerje të peletëve nga ana e Ministrisë së ekonomisë nuk kishte fund pasiqë ishin publikuar edhe listat me emrat e mbiemrat e fituesve të subvencioneve.

Lista me emrat e qytetarëve të cilët kanë fituar subvencione nga e Ministrisë së ekonomisë e kishte publikuar edhe gazetari kontraverz Zoran Bozhinovski i cili skandalin e përshkruan se si grupe të ndryshme familjesh kanë përfituar subvencione edhe pse disa prej tyre sipas postimit kanë vendosur kamin prej para disa viteve.

Menjëherë pasi Ministria e Ekonomisë publikoi listën e “fituesve” të subvencioneve me peleta, qytetarët kanë vërshuar me komentet e tyre për të shprehur ankesat pasiqë deri më tani nuk kanë pasur edhe ku të ankohen, e sipas komentuesve dokumentacioni i tyre nuk është hapur aspak e për të tërhequr dokumentacionin e aplikimit sipas tyre është procedurë.

“Thirrja publike ka dal më 26.11, të njejtën ditë unë kam dorëzuar dokumentacionin dhe nuk jam fitues, letra nuk është hapur aspak, dua që të tërheq të njejtën, tregojnë se është procedurë edhe ajo, po bëhet një mizerje e madhe dhe një kriminalitet shumë i rëndë”, kështu komenton një qytetarë i përkatësisë maqedonase i cili edhe pse ka aplikuar në kohë por nuk ka figuruar në listën e përfituesve.

Por t’i kthehemi ekonomisë në nivel shtetëror

Me një rritje prej 0.1%, ekonomia e Republikës së Maqedonisë është më e dobëta në Evropë, ndërsa të dhënat më të reja për prodhimin industrial për muajin prill të vitit të kaluar tregojnë rritje vetëm për 1.1% dhe se kjo tregon se rritja në industri është e pamjaftueshme dhe larg nivelit të kërkuar dhe për këtë edhe bashkëbiseduesit e fundit në emisionin INSIDE që transmetohet në Agjencinë e Lajmeve Zhurnal kërkuan përgjegjësi nga kryeministri dhe ministrat Kreshnik Bekteshi, Koço Angjushev dhe Dragan Tevdovski.

Nëse vazhdohet me këtë ritëm në ekonomi edhe këtë vit do të thotë që qytetarët vazhdojnë të varfërohen, ndërsa ekonomia do të shkon drejt zhytjes. Andaj më mirë do ishte që Ministri Bekteshi të bënë punë dhe të lavdrohet për përmirësimin e jetës së qytetarëve në aspekt ekonomik, dhe jo të lavdrohet me gjëra tjera që nuk kanë të bëjnë me detyrën që ka ai, gjegjësisht të përmirëson gjendjen ekonomike të qytetarëve.