Në një pamje të emituar në TV, duket zëvendëskryeministri Bujar Osmani me duart në xhepa, derisa ministri i jashtëm Dimitrov, kryetari i Shkupit Shilegov dhe funksionar tjerë kanë pamje normale sipas protokollit të paraparë.

“Jam i lumtur që po vizitoj vendin ku ka lindur shenjëtorja jonë, që është një simbol i sakrificës.

E kam fjalë për Nënën Terezën, e lindur në Shkup në vitin 1910. Jam i lumtur që do të mund të lutem në memorialin e ndërtuar për të.

Duhet të jeni krenar për veprën e saj”, theksoi Papa Françesku në fjalimin e tij.

Për të pritur ardhjen e Papa Françeskut kishin dalë edhe funksionar shtetëror.