Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, si Koordinues kryesor i shtabeve të krizave të njësive për vetëqeverisje lokale për mbrojtje nga COVID19, realizoi vizitë në Shtabin e krizës në Strugë, ku së bashku me Kryetarin e Komunës Ramiz Merko, realizuan takim edhe me përfaqësuesit e bashkësive më të mëdha fetare, ku ju referuan zhvillimeve të fundit lidhur me mbrojtjen nga COVID-19.

„Ngjarjet e para një jave këtu në Strugë, treguan mangësi në ballafaqimin me epideminë që në mënyrë të drejtpërdrejtë e rrezikojnë strategjinë e vendit në ballafaqimin me krizën e pandemisë. Nuk është e jona që këtu dhe menjëherë të vlerësojmë përgjegjësinë, ne këtu, edhe si përfaqësues fetar, edhe si përfaqësues politik, por, para së gjithash si njerëz human, kemi për detyrë që të gjejmë mënyrë se si do të kujdesemi për shëndetin dhe sigurinë e qytetarëve tanë, njëherit duke u mundësuar, aq sa është e mundur dhe e realizueshme, t’i praktikojnë obligimet fetare dhe zakonet tradicionale në një normalitet të ri”, theksoi Osmani pas mbledhjes, duke shprehur kënaqësi nga takimi i mbajtur me bashkësitë fetare, të cilat treguan, siç thotë Osmani, edhe vullnet e edhe interes për aplikimin e masave për siguri gjatë mbajtjes së mbledhjeve fetare të cilat së bashku do t’i konfirmojnë me Qeverinë.

„Është mirë që këtë ngjarje sot po e mbajmë këtu në Strugë, sepse, pa marr parasysh ngjarjen para disa ditësh, Struga është qytet, i cili e simbolizon bashkëjetesën dhe është vërtetë bukur që prej këtu të dërgojmë mesazhin se së bashku do ti harmonizojmë masat, dhe se ato janë njësoj të rëndësishme për ty dy bashkësitë fetare, ashtu siç janë edhe të gjithë besimtarët njësoj të kërcënuar dhe në rrezik nga virusi korona”- theksoi Osmani, me ç’rast potencoi se vendi medoemos duhet të tregojë se ka kut të njëjtë për të gjithë, sepse vetëm ashtu do të mund të llogarit në mbështetjen e qytetarëve në luftën kundër pandemisë.

Zëvendëskryeministri Osmani nënvizoi se në bashkëpunim me bashkësitë fetare dhe shërbimet profesionale të Qeverisë, punohet në një pako masash për objektet fetare, të cilat para së gjithash nënkuptojnë mbajtjen e pajisjeve mbrojtëse, mbajtjen e distancës së duhur, mbajtjen e rendit dhe disiplinës dhe aktivitete të tjera, të cilat do të sigurojnë së pari siguri për shëndetin e besimtarëve, por në mënyrë përkatëse do të përshtaten edhe me strategjinë e vendit për mbrojtje kolektive të shëndetit dhe luftën kundër epidemisë.​

Линк/Linku: https://we.tl/t-YBWMP4YnSA?src=dnl​