Gjatë muajve në vijim do të nënshkruhet memorandum ndërqeveritar për uljen e çmimeve në roamingun për vendet nga Ballani Perëndimor, paralajmëroi sot ministri bullgar i Transportit, Teknologjive Informatike dhe komunikimeve, Ivajllo Moskovski, transmetoi sot BTA, përcjell Fol.

Moskovski po merr pjesë në biznes konferencën ‘Horizonte logjistike 2025’ në Sofje, ku para gazetarëve foli për angazhimet dhe qëllimet e Ministrisë së Transportit, Teknologjive Informatike dhe Komunikimive gjatë Kryesimit të ardhshëm të Bullgarisë me Këshillin e BE-së.

”Nuk mund të kemi çmime prej gjashtë-shtatë levë për minutë me Maqedoninë, me Bosnjë e Hercegovinën apo Serbinë. Këto janë çmime të tmerrshme”, deklaroi ministri Moskovski. Ai më tej theksoi se pret që operatorët të nënshkruajnë marrëveshje deri në fund të vitit. /Fol/