Burgu i Idrizovës ka marr një pamje të re e cila premton kushte më të mira për vendosjen e të burgosurve. Ministrja e drejtësisë, Renata Deskoska përuroi fazën e parë të punimeve për përmirësimin e kushteve në këtë burg që vazhdimisht është përballur me krit;ika nga institucionet vendore dhe ndërkombëtare për kushte katastrofale dhe trajtim johuman ndaj të burgosurve. Ministrja pret që vlerësimet negative për burgjet ti takojnë së kaluarës.

Me vizitën e kryeministrit Zaev në këtë burg qeveri e re i hapi dyert e Idrizovës për publikun, që përmes gazetarëve nga afër ti shohin kushtet e këtij institucioni. Sot përsëri i hapim dyert e pjesës së re të ndërtuar të burgut në Idrizovë në të cilin do të mund të shihni një pamje më ndryshe. Ndërtimi i kapaciteteve të akomodimit në burgun e Idrizovës është në fakt njëra ndër masat që kemi marrë për përmirësimin e kushteve për ekzekutimin e sanksioneve”- u shpreh Renata Deskoska, ministre e Drejtësisë.

Edhe drejtori i drejtorisë së burgjeve, Jovica Stojanoviç tha se të burgosurit tani e tutje do të kenë kushte më të mirë, por se përpjekjet do të vazhdojnë edhe në të ardhmen për një arritjen e standardeve evropiane

Në këtë moment në fazën e parë janë ndërtuar rreth 10 mijë katrorë sipas standardeve evropiane për përmirësimin e gjendjes në burgjet tona. Ne jemi këtu për ta bërë qëndrimin e personave të privuar nga liria të jenë funksionues dhe efikas”- tha Jovica Stojanoviç, drejtor i burgjeve.

Reparti i hapur në objektin e ri të ndërtuar në burgun e Idrizovës ka kapacitet për 294 të dënuar me hapësirë prej 3.800 metra katrorë, ndërsa reparti gjysmë i hapur ka hapësirë prej 4000 metra katrorë ku mund të vendosen 252 të burgosur. Qelitë për akomodim kanë hapësirë për 4 persona. Këto objekte po ashtu posedojnë punëtori, salla të fitnesit, hapësira për rekreacion dhe qeli për persona me aftësi të kufizuara. Alsat-M