Burim Latifi: Ku mbet besa, ku mbet fjala e burrnisë! (FOTO)

Ata që shtiren se janë engjuj politik, ende pa e futur mirë këmbën në kuvend e jo më në qeveri, bënë 3 presedane të papara!

a) Ata me insistimin e tyre se nuk ulen në një tavolinë me partitë tjera shqiptare këtu në Maqedoni, njejtë si PDSH-ja, i dhanë alibi ivanovit që platformën shqiptare të përgaditur, negociuar dhe dakorduar pikë për pike nga partitë politike shqiptare në Maqedoni, për nevojat më reale të popullit shqiptar këtu, ta quajnë TIRANSKA PLATFORMA,

b) Kërkuan qeveri të zgjëruar në momentin kur kësilloj qeverie i konvenon vetëm një partie dhe askujt tjetër, ide që kategorikisht u refuzua edhe nga faktori ndërkombëtar,

c) Në një moment historik për shqiptarët e Maqedonisë nuk përkrahin një komandant të UÇK-së për kryetar parlamenti i cili para se gjithash dhe mbi të gjitha është shqiptar, me çka ky djali i ri kur del dhe thotë se “propozimi i tyre nuk u morr parasysh nga treshja e sipër përmendur” e që aludon në treshen BDI-LRPDSH-LSDM, harron se automatikisht vehten e pozicionin në treshen tjetër, atë të VMRO-së, PDSH-së dhe të tyren.
Duke i pasur parasyh këto fakte, ka ende dikush dilema që s’është këtu në pyetje axhamillëku apo amaterizmi politik?

Analiza duhet të jetë serioze sepse situata është tepër serioze, vendi dhe shoqëria gjinden në udhëkryq andaj secili duhet të mbaj llogari për veprimet e veta, sidomos politikanët dhe partitë politike.
Mendoni se kjo është e tëra nga Lëvizja Besa? Vetëm pritni dhe ndiqni situatën…
P.s. Ju bën mirë tani ta ndëgjoni pak Jerichon dhe refrenin e tyre të famshëm “ku mbet besa ku mbet fjala e burrnisë”…

(Status në Fejsbuk i Burim Latifit)